Zemaj kritikon qeverinë: Regjimi i kuq dënoi mësimdhënësit me ndalje të pagës

03 tetor 2022 | 15:49

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit për muajin shtator.

Zemaj e ka quajtur regjim të kuq, qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, për herë të parë në Kosovën e lirë, siç shkruan ai, regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevist me ndalje të pagës.

“Regjimi i kuq, injorues, dështues dhe dënues. Sot, për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevist me ndalje të pagës. Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës. Regjimi i kuq, nxënësit i dënoi me humbje të mësimit, prindërit me ç’rregullim të organizimit familjar, ndërsa mësuesit me ndalje të bukës së gojës. Regjimi i kuq nuk është zgjidhje, sepse për krejt është i padrejtë”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luis Suarez ka bekuar me një koment Erling Haaland. Pas…