Trepça bëhet gati për organizim të Superkupës Mbarëkombëtare

03 tetor 2022 | 16:19

Klubi i basketbollit Trepça do të jetë nikoqire e organizimit të Superkupës Mbarëkombëtare. Kjo ngjarje i është besuar klubit nga Mitrovica nga bordi i Ligës Unike dhe Federata e Basketbollit e Kosovës.

Në këtë garë marrin pjesë kampionët dhe fituesit e kupave nga Superliga e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës. Të mërkurën nga ora 16:00, Teuta ballafaqohet me Tiranën kurse në orën 19:00, Trepça e pret Golden Eagle Yllin. Fituesit e çifteve do të luajnë në finalen e madhe të enjten me fillim nga ora 20:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka lëshuar një vlerësim tjetër për numrin e trupave…