![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/12/26172038_10154872909902000_4434183597054695723_o-650x358.jpg)
Kurti dhe Kadaj-Bujupi shkojnë në Vetëvendosje!
29 dhjetor 2017
| 19:24
Deputeti Albin Kurti dhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi menjëherë pas lirimit nga paraburgimi kanë shkuar në zyret e Lëvizjes Vetëvendosjes.
“Pas lirimit nga paraburgimi, Albini dhe Donika erdhën në zyret e Lëvizjes ku u takuan me disa nga aktivistët”, thuhet në njoftimin për media të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky është takimi i parë i Kurtit dhe Kadaj-Bujupit me aktivistët pas zhvillimeve që ndodhën në Lëvizjen Vetëvendosje.