![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/nxenesit.jpg)
Njofton Këshilli i Prindërve: Nëse nuk i paguani mësuesit, ky është veprimi i radhës
04 tetor 2022
| 08:19
Këshilli i Prindërve i Kosovës ka thënë se nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e shtatorit, prindërit duhet të organizohen në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.
Përmes një postimi në Facebook, Këshilli ka thënë se revolta e tyre ishte për hapjen e çerdheve dhe shkollave dhe jo për t’i poshtëruar mësimdhënësit.
Postimi i plotë:
SOLIDARITET!
Nëse mësimdhënësve nuk iu jepen pagat e muajit shtator, ne prindërit duhet të organizohemi në çdo shkollë për të mbledhur fonde solidariteti për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit.
Revoltën e kishim për të hapur çerdhet e shkollat, por asnjëherë për t’i poshtëruar mësimdhënësit!