Ozili operohet me sukses

04 tetor 2022 | 15:32

Mesut Ozil që luan për Basaksehir në Superligën turke i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, pasi së fundmi shpinë e shqetësonte.

Pas kësaj ndërhyrjeje mesfushori i njohur do të qëndrojë larg fushave të blerta për disa muaj. Skenari më pozitiv për rikthimin e tij pritet të jetë 3 muaj, megjithatë gjithçka do të varet nga procesi i rikuperimit. Për fat, operimi doli me sukses dhe vet Ozili e sqaroi diçka të tillë nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale.

Ozil u transferua këtë verë nga Fenerbahçe te Basaksehir teksa në këtë sezon mes paraqitjeve në kampionat, kualifikueset evropiane dhe Ligën e Konferencës mesfushori ka grumbulluar vetëm 21 minuta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjashtë kandidatë janë nominuar për dy pozita të gjyqtarëve në…