SBASHK-u: Jemi në pritje të pagave për mësimdhënësit

05 tetor 2022 | 10:49

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës është në pritje për mësimdhënësit.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv Reshit Kushaj nga SBASHK-u.

Kushaj ka theksuar se në mbrëmje do të zhvillohet një takim me kryetarët komunal të SBASHK-ut dhe ndoshta aty mund të merret ndonjë vendim për veprim sindikal.

“Po, jemi ende në pritje të ekzekutimit të pagave”, ka pohuar ai.

“Ne çdo mbrëmje në ora 20:00, zhvillojmë takime online me kryetarët komunal të SBASHK-ut dhe ndoshta aty mund të merret ndonjë vendim për veprim sindikal”, ka theksuar Kushaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Patriarku i Shenjtë i Ukrainës Filaret e ka nderuar me…