Ish-deputetja e LV-së: Zoti e faltë Hekuran Muratin se është axhami

05 tetor 2022 | 15:49

Shqipe Pantina, ish-deputete e Lëvizjes Vetëvendosje e ka përshkruar ministrin e Financave, Hekuran Muratin përmes një thënie gjakovare.

Ajo e ka quajtur “axhami”, ministrin Murati.

“Gjakovarët e kanë një thënie: ‘hajt babë tu rritë mendja’. Ministrit të Financave fort ju ka rritë mendja. Zot fale se hala axhami”, ka shkruar Pantina në “Facebook” për Muratin.

Ministria që Murati e drejton nuk i ka ekzekutuar pagat për punëtorët e arsimit.

Kjo pasi gjatë muajit shtator ishin në grevë, e sipas qeverisë ligji me greva e përcakton se “s’ka paga për atë periudhë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe…