Dita ndërkombëtare e mësuesit, Jasharaj: Qeveria i ndëshkojë mësimdhënësit për grevën

05 tetor 2022 | 16:10

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, ka thënë se qeveria e Kosovës është duke sjellë mesazhe pikëllimi për mësuesit.

Në këtë kontekst, Jasharaj ka thënë se punëtorët e arsimit janë në pritje të pagave.

“Qeveria e tyre  i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat  shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë. Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme, që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, të marrin pagat  e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe gjithë bota do ta kuptojë se qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë”, ka thënë Jasharaj në një shkrim autorial.

Shkrimi i plotë i Jasharajt:

“Dhurata” e  qeverisë për Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit

Është 5 tetori  dita ndërkombëtare e mësuesit.  Sot  të 31 milionë mësuesit , anëtarë të Internacionales Botërore  të Arsimit, e në këtë numër bëjnë pjesë edhe anëtarësia  e SBAShK-ut, me aktivitete shënojnë këtë ditë të madhe të mësuesit.

Sot lartësohet kujtimi për sakrificat sublime të mësuesit nëpër vite e dekada. Sot rikthehet kujtimi edhe për mësuesit e Kosovës, që në vitet e 90-ta  kanë bërë sakrifica sublime në mbrojtje të dritës kundër errësirës e duke ruajtur idealin  dhe shpresën për Kosovën shtet.

Sot, më 5 tetor miliona mësues të botës  kremtojnë ditën e tyre dhe blejnë ndonjë dhuratë e ca gjësende për të  festuar, ndërsa punëtorët e arsimit në Kosovë  festojnë  të dëshpëruar  e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim.

Qeveria e tyre  i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat  shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë. Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme, që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit, të marrin pagat  e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe gjithë bota do ta kuptojë se qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë.

Rrahman Jasharaj,  kryetar i SBAShK-ut

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiz, Khloe Kardashian, duket se ka dështuar edhe kësaj…