Vendosen kamerat e sigurisë në qytetin e Deçanit

06 tetor 2022 | 11:21

Në kuadër të investimeve dhe projekteve komunale, ka filluar realizimi i projektit për instalimin e kamerave të sigurisë në qytetin e Deçanit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se ky projekt garanton më shumë siguri për jetën, pronën dhe qytetarët të cilët banojnë apo kalojnë në këtë zonë dhe po ashtu ndihmon në parandalimin e veprave penale dhe kundërvajtjeve, meqë në këtë zonë ka frekuentim më të madh të qytetarëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bob Arum, promotori legjendar i boksit dhe menaxher i boksierit…