Eurodeputeti Mandl: Duhet ta zbatojmë shpejt liberalizimin e vizave për Kosovën

06 tetor 2022 | 11:25

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta bëjë të qartë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të zbatohet sa më shpejt.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Austria Press Agency”, Mandli ka deklaruar se me liberalizimin e vizave për Kosovën, BE-ja do të avancojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të jetë e qartë se ne do të zbatojmë shpejt liberalizimin e vizave të vonuara për Republikën e Kosovës, do të avancojmë dialogun Kosovë-Serbi, do të kapërcejmë tensionet në Bosnje dhe Hercegovinë dhe gjithashtu do t’i japim këtij vendi, sikurse Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë, statusin e kandidatit”, ka thënë Mandli.

Ai ka thënë se “është gjithashtu një hap urgjent dhe i rëndësishëm për një të ardhme më të mirë, që ta afrojmë udhëheqjen shtetërore serbe me vlerat evropiane dhe në këtë mënyrë ta mbrojmë Evropën”.

Mandli i ka bërë thirrje që Kosova të njihet nga pesë shtetet mosnjohëse të saj brenda Bashkimit Evropian (BE).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja në ndeshjen e fundit nga Borussia Dortmund në Ligën…