Sevilla shkarkon trajnerin Lopetegui

06 tetor 2022 | 11:25

Humbja në ndeshjen e fundit nga Borussia Dortmund në Ligën e Kampionëve ka qenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Julen Lopetegui, i cili u shkarkua nga skuadra e Sevillës.

Klubi spanjoll ka fituar vetëm një ndeshje nga shtatë javët e para në La Liga dhe duke humbur dy dhe barazuar një nga tri ndeshjet e para të grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Sevilla FC ka liruar Julen Lopeteguin nga detyrat e tij  si trajner i ekipit të parë pas përplasjes sonë kundër Borussia Dortmund”, thuhet në njoftim e Sevillës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, ka…