Kosova bie për një pozitë në renditjen e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon

06 tetor 2022 | 11:34

FIFA e ka publikuar ranglistën e re për ekipet Përfaqësuese. Kosova ka zhvilluar dy ndeshje në muajin shtator dhe ka pësuar ndryshime në renditje, por kësaj radhe ka rënë për një pozitë.

“Dardanët” pësuan humbje 2-1 nga Irlanda e Veriut, derisa mposhtën Qipron 5-1. “Dardanët”  ka rënë për një pozitë dhe tani ndodhet në vendin e 107-të me 1187,01 pikë.

Rezultatet edhe më dobëta pati Shqipëria, ku u mposht në udhëtim 2-1 nga Izraeli dhe luajti baras 1-1 me Islandën, përkundër që mysafirët ishin me 10 futbollistë në fushë. Por, përkundër se nuk arritën asnjë fitore, Shqipëria ka ruajtur pozitën e 66-të me 1354,11 pikë.

Në top dhjetëshe nuk ka ndryshime të mëdha, pasi Brazili mbetet në pozitën e parë, vetëm Italia ka parakaluar Spanjën, duke u ngjitur në pozitën e gjashtë dhe me spanjollët në pozitën e shtatë.

Pozitën e dytë e mban Belgjika, të tretën Argjentina, teksa pas tyre vijnë Franca, Anglia dhe Holanda, Portugalia dhe Danimarka që ndajnë pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretariati për Emancipim Politik në Lëvizjen Vetëvendosje ka mbajtur sesionin…