Lëndohet Glauk Konjufca, s’do të dalë disa ditë në punë

06 tetor 2022 | 15:02

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pësuar një lëndim fizik në këmbë dhe si rezultat i këtij lëndimi ai s’do të dalë disa ditë në punë.

Lajmin e ka bërë me dije shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Kryetari i Kuvendit prej sot s’do të jetë në Kuvend, në vendin e tij të punës për arsye shëndetësore. Kryetari ka pasur një lëndim fizik mbrëmë dhe me rekomandim të mjekut do të duhet të qëndrojë në shtëpi në mënyrë që të ketë rikuperim të këmbës”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Investimi në sistemin elektroenergjetik shpërndarës ka qenë dhe vazhdon të…