![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/9546E58F-AB20-4872-BE5A-E3CE13CE3C67.jpeg)
Guvernatori takoi Presidenten e Këshillit të Byrove, Sandra Shwarz
06 tetor 2022
| 17:43
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Presidenten e Këshillit të Byrove, Sandra Schwarz të cilën e njoftoi me veprimet e ndërmarra dhe plotësimin e kushteve që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Zyra për media e Bankës Qendrore njofton se Guvernatori Mehmeti e informoi presidenten e Këshillit të Burove rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar në vend, e posaçërisht në sektorin e sigurimeve.
Ndërsa Schwarz, ka shprehur gatishmërinë që në të ardhmen të rritet bashkëpunimi mes Këshillit të Byrove dhe BQK-së.