Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale në Kampionatin Botëror

07 tetor 2022 | 11:02

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në xhudo, pasi në çerekfinale ajo mposhti xhudisten monogleze, Khorlooodoi Bishrelt.

Krasniqi garën e çerekfinales e triumfoi me waza-ari në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kujtojmë se çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.

Distria Krasniqi, në këtë kampionat po udhëhiqet nga Majlinda Kelmendi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj shtatë…