Plagoset me revole një person në Prishtinë, i dyshuari në arrati

07 tetor 2022 | 11:05

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Memo Mato” në Prishtinë.

Viktima është dërguar në QKUK pas plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari gjendet në arrati.

Rasti është klasifikuar si vrasje e rëndë në tentativë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Prindërve të Kosovës është shprehur kundër kompensimit të…