Abazi konfirmon se ka kërkuar edhe largimin e Kusari-Lilës nga pozita e shefes së deputetëve të LV-së

07 tetor 2022 | 11:11

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar sot shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila për mënyrën e organizimit të deputetëve.

Abazi madje ka konfirmuar se ka kërkuar largimin e saj nga një detyrë e tillë.

“Po edhe sot e thash në mënyrë implicite. Është problematike që një deputete që s’është pjesë e LV-së që të udhëheq një grup kaq të madh”, ka thënë Abazi.

Më tutje, ai ka thënë brenda LV-së ka dinamika të mëdha të cilat e bëjnë problematike udhëheqjen e grupit parlamentar.

“Dinamikat brenda LV-së e bëjnë kompleks udhëheqjen e grupit parlamentar”, ka thënë Abazi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka lajmëruar se s’do…