Lëndohet një nga liderët e Portugalisë dhe rrezikon Botërorin
Qendërmbrojtësi i Portos, Pepe, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe do të mungojë për një kohë të pacaktuar. Lajmi është dhënë nga vetë trajneri i “dragonjve”, Serggio Conseisao
Në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Portimonense në Ligën e Parë Portugeze, trajneri tregoi se ish-lojtari i Realit “ka ndrydhur gjurin dhe nuk do të jetë në këtë ndeshje apo në ato të ardhshmet”.
Ndërkohë klubi saktësoi se Pepe pësoi një dëmtim në ligamentin e brendshëm kolateral të gjurit të majtë.
Nuk dihet nëse 39-vjeçari do të rikuperohet për ndeshjen kundër Atletiko Madrid në Ligën e Kampionëve më 1 nëntor apo do të jetë gati të përfaqësojë Portugalinë në Botëror që do të nisë më 20 nëntor.
Kepler Laveran Lima, i njohur gjerësisht si Pepe ka lindur në Brazil, por u bë pjesë e kombëtares portugeze që nga viti 2007. Porto aktualisht është i dyti në Ligën e Parë me 19 pikë, tre më pak se lideri Benfika. Ndërsa në Grupin B të Ligës së Kampioneve ka 3 pikë, njësoj si Atletiko dhe Bajer Leverkusen.