Forcat ukrainase po i afrohen Khersonit?

08 tetor 2022 | 07:42

Këshilltari i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Oleksiy Arestovich, tha se ushtria ukrainase është më pak se 30 kilometra larg nga Khersoni, raporton mediumi Nexta.

“Nga ky pozicion ju tashmë mund t’i shihni shtëpitë me dylbi në Kherson”, tha ai.

Ushtria ukrainase ka rimarrë 2,400 kilometra katrorë territor në rajonin Kherson në jug të vendit “që nga fillimi i luftës në shkallë të gjerë”, tha të premten një zyrtar i lartë ukrainas.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës së presidentit tha se gjashtë vendbanime ishin çliruar në distriktin Kherson, si dhe 61 në distriktin Beryslav.

Timoshenko tha se evakuimi i civilëve vazhdoi mes shkatërrimeve masive të infrastrukturës kritike në qytete si Arkhanhelske, Vysokopillia dhe Osokorivka, të cilat panë javë të tëra luftimesh të rënda.

Forcat ukrainase kanë bërë përparim të qëndrueshëm në Kherson që nga fillimi i një ofensive në fund të muajit të kaluar dhe sukseset e tyre kanë ngjallur kritika të rralla ndaj përpjekjeve luftarake të Moskës midis figurave pro-ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
‘Burgu i Idealit’ në Prishtinë, i cili mblodhi vuajtjet e…