Gianni De Biasi në mes Kosovës dhe Shqipërisë

08 tetor 2022 | 21:09

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, tani trajner i kombëtarës së Azerbajxhanit, po merr pjesë në Frankfurt të Gjermanisë, aty ku po mbahet shorti i kualifikimeve për kampionatin evropian për vitin 2024.

Strategu italian ka pozuar përkrahë Presidentit të FFK-së, Agim Ademi dhe Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, shkruan Albanian News, të cilët po ashtu do të jenë prezentë gjatë tërheqjes së shortit.

Kujtojmë që kampionati evropian i vitit 2024, pritet të mbahet në Gjermani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nuk…