Kurti: Kosova, pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s

09 tetor 2022 | 11:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe institucionet e mbrojtjes do të vazhdojnë të përgatiten së bashku me partnerët e NATO-s, që në të ardhmen Kosova të bëhet anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Këtë deklaratë Kurti i bëri në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

“NATO-ja është i vetmi aleat politik dhe ushtarak që synon të ruajë të arriturat e shoqërisë njerëzore dhe vlerat e avancuar demokratike të cilat si qendër gravitacioni kanë jetën dhe zhvillimin e qenies njerëzore. Në këtë mjedis bashkëkohor, të sigurisë dhe demokratike dhe shoqëria njerëzore është duke u sfiduar nga rilindja e ideve të vjetra po jo të harruara fashiste e hegjomoniste”, ka deklaruar Kurti.

Kryeministri i vendit ka theksuar se Serbia ka mirëpritur ndikimin rus dhe është duke e përdorur që të vazhdojë kërcënimin e sigurisë dhe paqes në këtë pjesë të Evropës.

Ai ka thënë se sot më shumë së kurrë vendet e NATO-s duhet të kontribuojnë për kohezion dhe zgjerim të kapaciteteve. Derisa ka shtuar se Republika e Kosovës është e qartë drejt integrimit të strukturave euroatlantike.

Sipas tij, Kosova e mbron historinë e suksesit të intervenimit të NATO-s në vend.

“Edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO-ja është në Kosovë. Kosova është një pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk jam pretencioz kur them se jo vetëm që NATO-ja e mbron Kosovën por edhe Kosova NATO-n, pasi ne e mbrojmë storien e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë”, ka thënë Kurti në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin tavan…