Deputetja Deliu: Kryeministri ka filluar të vuajë nga halucinacionet

09 tetor 2022 | 11:31

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka filluar të vuajë nga halucinacionet.

“Kryeministri si duket ka filluar të vuajë nga halucinacionet, sepse po sheh çka nuk po sheh asnjë qytetar”.

“Qytetari i Kosovës po sheh vetëm varfërim të shportës, papërballueshmëri të kapërcimit të muajit për shkak të inflacionit të lartë dhe shpejt do të shoh më shumë terr sesa dritë nga reduktimet e paralajmëruara. Përsëritja 100 herë e gënjeshtrës s’e mbush shportën, as s’i ndez dritat!”, ka shkruar Deliu në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj nga sot është anëtar…