Aksident në Ferizaj, lëndohet një person

09 tetor 2022 | 19:24

Një aksident në mes dy veturave ka ndodhur të dielën në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt..

Aksidenti ka ndodhur në ora 17:00 dhe një person ka mbetur i lënduar.

“Veç dëmeve të shkaktuara materiale është lënduar një person, i cili për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në Ferizaj. Njësia e Hetimeve te Aksidenteve po e heton rastin”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se presidenti turk Recep…