Ministri Mehaj dhe komandanti i FSK-së udhëtuan për në SHBA

10 tetor 2022 | 10:35

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, udhëtuan për në Washington për të marrë pjesë në Konferencën Vjetore dhe Panairin e Industrisë së Mbrojtjes “AUSA 2022”.

Përveç takimeve gjatë panairit me përfaqësues të kompanive të industrisë amerikane të mbrojtjes, ministri Mehaj dhe gjeneral Jashari do të takohen edhe me Drejtorin e Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA) dhe James Hursch, Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare, gjeneral Daniel R. Hokanson.

Gjithashtu, gjatë vizitës katërditore pritet të takohen edhe me personalitete tjera të larta politike e ushtarake, si dhe përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Vizita përkatëse e ministrit Mehaj dhe gjeneral Jasharit është shumë e rëndësishme në procesin e zhvillimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe shpreh fuqishëm partneritetin tonë shumë të ngushtë me SHBA-në në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të…