Lëndohet Rrahmani

10 tetor 2022 | 12:50

Qendërmbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani është lënduar gjatë ndeshjes së Serie A ndërmjet Napolit dhe Cremoneses të cilën skuadra napolitane e fitoi me rezultat 4-1.

Ylli i “dardanëve” u largua nga loja ë në minutën e 82-të duke u zëvendësuar nga Ostogard. Napoli ka njoftuar përmes një komunikate zyrtare se Rrahmani ka lënduar muskulin e këmbës, por nuk ka dhënë detaje të tjera për shkallën e lëndimit apo kohën e nevojshme për rikuperim.

Ndryshe, Rrahmani është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme ne Napolin, por edhe me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar 23-vjetorin…