Vendoset gurthemeli i xhamisë së re në Lipjan

10 tetor 2022 | 13:25

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, Zaim Baftiu, myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava dhe zëvendësdrejtorin gjeneral të organizatës “Katar Charity”, Nawaf Al Hammadi kanë vendosur gurthemelin e xhamisë së re në Lipjan.

Kryetari Ahmeti ka theksuar se ështëë ndjenje e veçantë vendosja e gurthemelit të xhamisë së re në Lipjan, pasi sipas tij, qytetit po i shtohet edhe një objekt i bukur që kompleton infrastrukturën e nevojshme për besimtarët islamë.

“Qyteti ynë çdo ditë e më tepër po bëhet atraktiv dhe po popullohet andaj duke rritur qyteti rritet edhe nevoja për këso objekte. Urime të gjithë komunitetit myslimanë në Lipjan e gëzofshim këtë xhami”, ka thënë Ahmeti.

Prona për këtë xhami është ndarë nga Kuvendi i Komunës ndërsa xhamia do të ndërtohet nga donacioni i organizatës “Katar Charity”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka humbur jetën, si shkak i rrokullisjes së…