Vdes një person në Prizren, iu rrokullis traktori duke punuar tokën

10 tetor 2022 | 13:13

Një person ka humbur jetën, si shkak i rrokullisjes së traktorit me të cilin po punonte tokën. Rasti ka ndodhur të dielën në fshatin Randobravë të Prizrenit.

Ky rast i është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor. Viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa njoftimi për varrim është bërë nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me date 09.10.2022 ndërroi jete babai Nezir Hasani. Ceremonia e varrimit bëhet më 10.10.2022 në orën 16:00 ne fshatin Randobravë”, kanë deklaruar familjarët.

Në anën tjetër, policia ka bërë me dije se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit…