Barcelona dhe Atletico arrin marrëveshje për Griezmannin

10 tetor 2022 | 15:17

Antoine Griezmann edhe zyrtarisht është lojtar i përhershëm i Atletico Madridit. Atletico dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për sulmuesin francez. Pasi këtë periudhë francezi ishte në huazim nga Barcelona te “rojiblancos”.

Së fundmi është Atletico që ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes, me Griezmann që do jetë në “Metropolitano” deri në vitin 2026. Barcelona ka arkëtuar 20 milionë euro plus 4 shtesë për ta lënë të lirë lojtarin.

Pas zyrtarizimit ka reaguar edhe vetë lojtari, duke u shprehur i lumtur në Madrid. “I lumtur që jam aty ku dua të jem”, ka thënë Griezmann.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 23-vjetorin e themelimit të partisë, kryetari i Partisë Demokratike…