Nuza ndan drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve U19

10 tetor 2022 | 15:43

Gjyqtarët e futbollit të Kosovës po vazhdojnë me paraqitjet e tyre të njëpasnjëshme në garat evropiane. Së fundmi, UEFA ka vendosur që gjyqtarit Genc Nuza t’ia besojë ndeshjen e Ligës së Kampionëve U19, ndërmjet skuadrës çeke Viktoria Plzen dhe asaj gjermane, Bayern Munchen, e cila zhvillohet të mërkurën, në orën 13:00, në kuadër të Grupit C.

Në mesjavën e kaluar skuadra çeke e ka befasuar skuadrën gjermane (2-1) në Munchen. Krahas Nuzës në këtë ndeshje do të jenë edhe dy asistentët, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF Ferizaj është ndalur në raundin e dytë të Kupës…