Kurti vuri gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan

10 tetor 2022 | 16:22

Kryeministri Albin Kurti vuri gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, në lagjen Arbëria në Gjilan.

“Është kënaqësi që jam sot në Gjilan me rastin e përurimit të gurthemelit të Qendrës së Mjekësisë Familjare, këtu në lagjen Arbëria, një lagje e cila, moti ka pasur nevojë për një Qendër të Mjekësisë Familjare, për shëndetin publik, për pacientët, por gjithashtu edhe për mjekët edhe infermierët, që do të shërbejnë e do të kujdesen këtu”, tha kryeministri Kurti.

Kurti vlerësoi këtë projekt si investim në shëndetin e qytetarëve.

“Të gjithë ata të cilët janë të sëmurë apo pacientë, do t’i kenë kushtet e duhura në një hapësirë prej gjithsejtë, prej 373 metra katrorë, ku do të ofrohen kujdesi i mjekëve edhe i infermierëve tanë”, tha ai.

Vënia e gurthemelit të QMF-së së re u bë bashkë me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ambasadorin e Katarit në Shqipëri Ali bin Hamad Al Marri dhe drejtorin e Qatar Charity, Esam Dabab, e në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore e lokale dhe stafit shëndetësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vazhdoi…