Sulmohet në Serbi një autobus nga Kosova, reagon ashpër ministri Sveçla

10 tetor 2022 | 16:43

Një autobus nga Kosova është sulmuar gjatë daljes nga autostrada në Serbi.

Me këtë rast, ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka dënuar ashpër këtë sulm, i cili sipas tij ka qenë i planifikuar.

“Dënojmë ashpër sulmin e planifikuar ndaj një autobusi kosovar gjatë daljes nga autostrada në Serbi. Autoritetet serbe janë informuar për sulmin, por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ky mosveprim mund të interpretohet lehtësisht si ftesë e nënkuptuar për akte të tilla të tmerrshme”, ka shkruar Sveçla në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 24-vjeçare, Enock Mwepu i thotë lamtumirë futbollit Lajmi…