Djali i Isa Mustafës i quan shantazhime dhe kërcënime akuzat e VV-së për terminale doganore

10 tetor 2022 | 18:52

Djali i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Mustafa ka reaguar sot, pas një videoje të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ku djemtë e Mustafës akuzoheshin si përfitues të një terminali, duke pretenduar se me qeverisjen e Vetëvendosjes ai është shtetëzuar.

“Jeni në pushtet, i keni të gjitha mundësitë për të sqaruar pronësitë e kompanive, themeluesit e tyre dhe fitimet që ato i realizojnë edhe në rastin e terminalit që na e mveshni neve, që në fakt është gënjeshtër e konstruktuar, si për pronësinë ashtu edhe për fitimet”, ka shkruar në “Facebook” Besnik Mustafa.

Ai ka ftuar LV-në ta mbyllin këtë kompani, por ua ka bërë me dije se do të kenë punë me shtetin slloven.

“E unë u them, urdhëroni dhe konfiskone ose mbylleni këtë kompani por do të keni punë me shtetin slloven e jo me familjen Mustafa…”, ka shkruar Besnik Mustafa.

Postimi i plotë i tij:

Sot, si djem të Isa Mustafës, u akuzuam dhe u shantazhuam nga mediat e VV-së, -parti në pushtet për Terminal Doganor. Kompania “Intereuropa” me veprimtari themelore depo doganore publike, transport dhe shpedicion është kompani Sllovene me seli në Koper të Sllovenis. Por pushteti, për nevoja të propagandës, kompaninë Sllovene dhe terminalin e saj e bënë të familjes tonë. E gjithë kjo për të shantazhuar dhe kërcënuar në emër të Byros së tyre politike për konfiskim. E unë u them, urdhëroni dhe konfiskone ose mbylleni këtë kompani por do të keni punë me shtetin slloven e jo me familjen Mustafa, sepse nuk është e familjes sonë, por para se ta bëni bisedoni me shtetin Slloven. Nuk është as e LDK-së, prej së cilës frikësoheni aq shumë.
Jeni në pushtet, i keni të gjitha mundësitë për të sqaruar pronësitë e kompanive, themeluesit e tyre dhe fitimet që ato i realizojnë edhe në rastin e terminalit që na e mveshni neve, që në fakt është gënjeshtër e konstruktuar, si për pronësinë ashtu edhe për fitimet. Për gjera të tilla, shantazhim, tentime frikësimi konstruksione të rrejshme edhe bartësit e pushtetit japin llogari para ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka bërë me…