![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/08/Albin-Kurti-fotoo-ZKM.jpg)
Sulmet e Rusisë në Ukrainë, Kurti: Bota demokratike duhet të flasë me një zë
Kryeministri Albin Kurti i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së, në reagimet e tyre për dënimin e sulmeve të Rusisë në disa qytete të Ukrainës.
Kurti në “Twitter” ka shkruar se çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë është bashkëfajtor për pasojat e pushtimit rus në Ukrainë.
Ai ka theksuar se bota demokratike duhet të reagojë, të flasë më zë për sulmet brutale në zonat civile.
“I bashkohem me Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE-në) dhe aleatët tanë të tjerë në dënimin e sulmeve brutale të Rusisë në zonat civile në të gjithë Ukrainën. Sot, bota demokratike duhet të flasë me një zë: Çdo shtet që kërkon bashkëpunim me Rusinë në mes të kësaj lufte të tmerrshme është bashkëpunëtor në pasojat e saj”, ka shkruar Kurti.
I join the U.S., EU, and our other allies in condemning Russia's brutal strikes on civilian areas across Ukraine. Today, the democratic world must speak with one voice: Any state that seeks cooperation w/ Russia in the midst of this horrific war is complicit in its consequences.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 11, 2022