Kloppi e pranon: Liverpooli është jashtë garës për titull

11 tetor 2022 | 12:34

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar, pas disfatës ndaj Arsenalit (3-2), se skuadra e tij praktikisht ka dalë nga gara për titullin e kampionit anglez. Pas nëntë xhirosh, të kuqtë janë në vendin e 10-të me po aq pikë, ndonëse kanë një ndeshje më pak se liderët – Arsenali dhe Manchester City, por edhe 13-14 pikë prapa ekipeve të lartpërmendura.

“Jemi jashtë garës për titull. Sigurisht. Nuk është interesante. Vetëm nëse ndodh ndonjë mrekulli në muajt e ardhshëm, dhe të gjithë fillojnë të humbasin dhe ne fillojmë të fitojmë. Kjo është gjëja e parë. Mund të flasim për këtë, por në të vërtetë nuk është problemi ynë. Duhet të gjejmë një mënyrë për të pasur një vazhdimësi lojërash të mira, e kjo nuk ka ndodhur ende”, ka thënë Klopp për “beIN Sports”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja ruse, Ariana Lirey, është bërë e njohur në vendin…