Syla pret në takim zyrtaren e NATO-s, flasin për tranzicionin e FSK-së

11 tetor 2022 | 12:40

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneralmajor Irfete Spahiu, ka pritur në takim të emëruarën e re në postin e zëvendësasistentes për operacione e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Burcu San, të shoqëruar nga drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Joachim Hoppe dhe Blanca Hereza-Atienza, oficere e sektorit të operacioneve aktuale në selinë e NATO-s.

Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e përgjithshme në vend, rajon dhe më gjerë, planin gjithëpërfshirës së tranzicionit të FSK-së, bashkëpunimin ndërkombëtar, integrimin e komuniteteve pakicë dhe rritjen e numrit të grave dhe vajzave në FSK.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla bëri me dije angazhimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pozicionin e Republikës së Kosovës në kuadër të sfidave, kërcënimeve dhe rreziqeve në mjedisin aktual të sigurisë dhe realitetit gjeopolitik aktual, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.

Zëvendësministri Syla ka theksuar veçanërisht procesin e integrimit në NATO të Republikës së Kosovës, si dhe me këtë rast njoftoi për objektivat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, synimet në fushën e diplomacisë së mbrojtjes, bashkëpunimit ndërkombëtar si dhe angazhimin e Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së saj në proceset integruese euroatlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një ngadalësimi të investimeve dhe konsumit privat, rritja reale…