Sadiku është gati për Kampionatin Evropian të boksit

11 tetor 2022 | 12:42

Medalistja botërore në boks në kategorinë e 60 kilogramëve, Donjeta Sadiku se bashku me selektorin Faton Xhakli dhe trajneren Marjola Sallauka më 12 tetor udhëtojnë të Kampionatin Evropian për seniore që mbahet në Budva (Mali i Zi).

Ky eveniment do të mbahet nga data 14 deri më 23 tetor, ndërsa boksierja jonë shpresojnë që të fitojë medaljen e artë. Sipas trajneres Marjola Sallauka, Donjeta është në formë të mirë dhe e përgatitur maksimalisht për këtë kampionat Evropian.

Ajo shpreson dhe beson se nga ky kampionat Evropian, Sadiku do të kthehet si kampione me medalje të artë.

Duhet cekur se boksierja ka qenë kampione evropiane juniore dhe nënkampione e Evropës për të reja (Youth), edhe këtë vit pritet që Donjeta të kurorëzohet me titullin e kampiones së Evropës dhe me medaljen e artë edhe si seniore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian bëri një paraqitje spektakolare teksa ndoqi me stil…