Blinken flet me Vuçiqin për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të marrëveshjes

11 tetor 2022 | 22:18

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pas Albin Kurtit ka biseduar në telefon edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Blinken ka folur me Vuçiqin për nevojën e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Kosovën.

“Sekretari i Shtetit Blinken e informoi presidentin Vuçiq për domosdoshmërinë e arritjes së shpejtë të një marrëveshjeje me Prishtinën. Presidenti Vuçiq prezantoi pikëpamjet e Republikës së Serbisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

Presidenca po ashtu bën të ditur se Sekretari Amerikan i Shtetit dhe presidenti serb kanë folur edhe për raportet me Rusinë të cilën Serbia vazhdon të refuzojë ta sanksionojë për agresionin në Ukrainë.

“Tri temat kyçe të kësaj bisede telefonike ishin çështja e Kosovës, dëshira e administratës amerikane për të arritur një zgjidhje sa më të shpejtë, pastaj marrëdhëniet e Republikës së Serbisë me Federatën Ruse, si dhe diversifikimi i burimeve energjetike të vendit tonë”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar sot me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken,

Ai, përmes një cicërime në Twitter, tha se folën për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe nevojën për intensifikimin e procesit të dialogut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë që nuk ka…