Barcelona synon fitore ndaj Interit për t’i ruajtur shpresat për kualifikim

12 tetor 2022 | 11:52

Barcelona do të kërkojë fitore në përballjen me Interin sonte (e mërkurë) dhe në këtë mënyrë t’i ofrohet kualifikimit në fazën tjetër.

Ekipi katalanas është i treti në Grupin C, tri pikë prapa Interit të vendit të dytë, me gjigantët italianë që shënuan një fitore 1-0 në ndeshjen e javës së kaluar që u zhvillua në “San Siro”.

Barcelona nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe rrezikohet edhe këtë edicion, pasi nga tri ndeshje ka grumbulluar vetëm tri pikë, por nëse e mposhtë Interin, shanset do të rriten më shumë.

Skuadra e drejtuar nga Xavi Hernandez e hapi fushatën në fazën e grupeve me një fitore 5-1 ndaj Viktoria Plzenit më 7 shtator, por ka humbur nga Bayerni (2-0) dhe Interi (1-0). Barcelona fitoi ndeshjen e fundit në La Liga ndaj Celta Vigos me golin e vetëm të shënuar nga Pedri dhe kjo fitore i ndihmoi të jetë lider në La Liga, me pikë të barabarta me Realin. Barça do të përpiqet që këtë ndeshje ta fitojë në mënyrë që të motivohet para “El Clasico”-s që zhvillohet në fundjavë.

Në anën tjetër, Interi ka gjashtë pikë, pasi mposhti Viktoria Plzenin dhe Barcelonën dhe në ndeshjen tjetër pësoi nga Bayern Muncheni.

Interi në këtë ndeshje vjen pas fitores në fundjavë ndaj Sassuolos (2-1). Frenkie de Jong është rikthyer nga lëndimi kundër Celtas në fundjavë, por Franck Kessie, Andreas Christensen, Hector Bellerin, Ronald Araujo, Memphis Depay dhe Jules Kounde mbesin jashtë fushës. Interi do t’i ketë këto mungesa Dalbert, Marcelo Brozoviç, Alex Cordaz, Joaquin Correa, Gabriel Brazao dhe Romelu Lukaku mbeten jashtë fushës për gjigantët italianë. Në këtë grup nga ora 21:00 përballen Viktoria Plzeni dhe Bayern Muncheni. Favorit llogariten gjermanët që i kanë fituar tri ndeshjet e para të grupit.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, E Garcia, Alonso; Gavi, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Fati.

Inter: Onana; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; L Martinez, Dzeko.

Grupi A

18:45 Napoli – Ajax
21:00 Rangers – Liverpool

Tabela

1. Napoli         3  9 pikë
2. Liverpool   3  6
3. Ajax            3  3
4. Rangers     3  0

Grupi B

18:45 Atletico Madrid – Club Brugge
21:00 Bayer Leverkusen – Porto

Tabela

1. Club Brugge              3  9 pikë
2. Porto                          3  3
3. Bayer Leverkusen   3  3
4. Atletico Madrid       3  3

Grupi C

21:00 Barcelona – Inter
21:00 Viktoria Plzen – Bayern Munchen

Tabela

1. Bayern Munchen     3  9 pikë
2. Inter                           3  6
3. Barcelona                  3  3
4. Viktoria Plzen          3  0

Grupi D

21:00 Sporting CP – Marseille
21:00 Tottenham Hotspur – Eintracht Frankfurt

Tabela

1.  Sporting CP                3  6 pikë
2. Tottenham Hotspur  3  4
3. Eintracht Frankfurt  3  4
4. Marseille                     3  3

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kritikave të opozitës, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere…