Qeveria ndryshon Kodin Penal, ashpërsohen dënimet për dhunuesit

12 tetor 2022 | 12:09

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 100-të ka miratuar ndryshimin e Ligjit për Kodin Penal të Kosovës.

Përmes këtij ndryshimi ka propozuar edhe ashpërsimin e dënimeve ndaj kryerësve të veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka propozuar ashpërsimin e dënimeve ndaj kryerësve të veprave penale të dhunimit me disa sërë dënimesh plotësuese.

Për personat që shpallen fajtor për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje, ndryshimet në Kodin Penal parashohin ndalimin e të drejtës për punësim në sektorin publik.

“Për veprat penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje të shtohen dënime plotësuese si në vijim: ndalimin e të drejtës së kandidimit në çdo pozitë publike nga 3 deri në 10 vjet personit i cili shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit dhe dhunës në familje”.

“Ndalimin e punësimit në sektorit publik në të gjitha nivelet për personin që shpallet fajtor për veprën penale të dhunimit. Ndalimin e të drejtës në përfitimin e automjetit dhe drejtimin e automjetit nga 1 deri në 5 vjet për personin e shpallur fajtor për veprën penale të dhunimit”.

“Kushdo që me qëllim të frikësimit, me dashje ushtron dhunë fizike, seksuale e ekonomike ndaj grave që ushtrojnë funksione publike apo kandidat, parashihet që dënimi të jetë 6 muaj deri në 3 vjet. Kurse për vepra penale në formë të organizuar cilësohet rrethanë rënduese. KGjK-ja e mban regjistrin me emër dhe mbiemër të personave që shpallen fajtor për këto vepra penale”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja Haxhiu po ashtu u bëri thirrje policëve dhe prokurorëve që të kryejnë punën e tyre si duhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Chelseat, Graham Potter është shprehur i kënaqur me fitoren…