Rama arrin në Strasburg, publikon pamje nga atje

12 tetor 2022 | 13:26

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Strasburg të Francës, ku sot do të mbajë fjalim.

Ai ka ndarë pamje derisa shihet duke hyrë në objektin e Këshillit të Evropës.

Rama është pritur nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox.

“Me presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Ndërsa sot para nisjes, Rama ka postuar fotografi të të zhdukurve të Kosovës.

“Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur…”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka disa javë që po…