E ardhmja e Mbappes mund të jetë në Premier Ligë

12 tetor 2022 | 13:30

Kylyan Mbappe lëshoi një “bombë” të vërtetë në merkato, duke i kërkuar drejtuesve të PSG-së të largohej në janar, vetëm disa muaj pas rinovimit të kontratës. Ëndrra e tij ka qenë të ishte pjesë e Realit të Madridit, por kontrata që ka firmosur nuk e lejon këtë gjë. Gjithsesi “bookmakers”-at e cilësojnë Realin si klubin favorit për të arritur te sulmuesi francez.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë klubi që mund të arrijë te Mbappe është Liverpooli, i cili dhe më parë ka shfaqur interes për të.

Pas Liverpoolit vjen Chelsea dhe Manchester City, ndërsa në listë gjithashtu ndodhen dhe Bayern Munchen e Manchester United.

Gjithsesi ende nuk ka një ofertë drejt tij, edhe pse skuadrat më të mëdha të Evropës do të duan që të kenë në radhët e tyre një lojtar të madh si Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të mërkurën gjatë një konference…