Tonali akuzon gjyqtarët për humbjen e Milanit

12 tetor 2022 | 14:25

Mesfushori i Milanit, Sandro Tonali ka kritikuar gjyqtarin në ndeshjen kundër Chelsea e cila përfundoi me rezultatin 0-2.  Ai ka thënë se gjyqtarët janë fajtor për humbjen e skuadrës kuqezi.

“Ne filluam një ndeshje të mirë, me ndihmën e tifozëve tanë. Më pas ishte ai problem që u përballëm, atë që gjyqtari krijoi. Një penallti dhe një karton i kuq në Ligën e Kampionëve pas më pak se 20 minuta nuk do të ishte dhënë kurrë. Ndër të tjera, arbitrimi i tillë, me 7 faulle dhe 4 kartonë në pjesën e parë ishte i ekzagjeruar, na dërguan gjyqtarët në këtë rezultat. Në çdo rast, ne luajtëm me zemër falë edhe tifozëve tanë”, ka thënë Tonali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka nisur fushatën të cilës ia ka…