Rama në KE për luftën në Kosovë: Të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit s’kanë gjetur paqen e varrit

12 tetor 2022 | 16:36

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pos Shqipërisë ka folur edhe për luftën në Kosovë në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

Ai ua ka rikujtuar përfaqësuesve të shteteve anëtare, se gjatë luftës së Kosovë, nga operacioni i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq, u zhvendosën qindra mijëra civilë.

Rama po ashtu ka theksuar se kanë vdekur mijëra njerëz, e 20 mijë gra janë përdhunuar.

“Një operacion i qëllimtë barbar ushtarak i spastrimit etnik i kryer nga Sllobodan Millosheviq solli zhvendosjen e qindra mijëra civilëve, mijëra vdiqën, 20 mijë gra u përdhunuan dhe këto janë të dhëna zyrtare nga organizatat ndërkombëtare”.

“Ndërkohë që flasim, rreth 1 mijë e 600 persona janë ende të zhdukur, të gjallët kërkojnë të dashurit e tyre, të vdekurit nuk kanë gjetur edhe paqen e varrit”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liridon Fazliu e ka shënuar një fitore mjaft speciale dhe…