Rama në Këshill të Evropës: Bideni e quante Thaçin George Uashingtoni i Kosovës, ai u arrestua pa asnjë akuzë

12 tetor 2022 | 16:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur të mërkurën në Këshillin e Evropës për arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale, si rezultat i raportit të Dick Martyt.

Rama u ka bërë thirrje tek evropianët që të imagjinojnë një situatë kur presidenti i tyre arrestohet pa asnjë akuzë.

“Vetëm për një moment vini në lëvizje. Kur presidenti, apo kryeministri i vendit tuaj merret nga zyra e tij, vihet nën arrest pa asnjë aktakuzë zyrtare. Dikush përmendi Joe Bidenin. Joe Bideni e quante ‘George Washingtoni’ i Kosovës. Ai u arrestua nga një autoritet i largët, i panjohur. Pa kuptuar se për çka ishte akuzuar. Thaçi u dorëhoq. U largua me dinjitet sepse për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik. Joseph K i gjallë, krijuar nga një lajm i rremë që u përhap si mortajë e ndikoi edhe politikën ndërkombëtare. S’jam këtu të vë në diskutim Specialen e as procesin gjyqësor, jam këtu për të vënë në diskutim burimin e infektuar. Kur bota kthehet përmbys, e viktima bëhet kriminel, gjithçka është e mundur. Zhduket dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pos Shqipërisë ka folur edhe…