Hoti: Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i ynë

12 tetor 2022 | 17:13

Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalimin e tij në Këshillin e Evropës, ku Rama ka kritikuar raportin e rrejshëm të Dick Martyt dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbi të cilat është ngritur Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i saj.

“Faleminderit kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës. Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përplasur me përfaqësuesen serbe…