Mbetet dilemë zëvendësimi i orëve, paralajmërohen masa për mësimdhënësit refuzues

12 tetor 2022 | 21:04

Në takimin mes Ministrisë së Arsimit dhe drejtorëve komunalë të këtij dikasteri, u diskutua në lidhje me zëvendësimin e orëve, ku nivelit lokal iu kërkua zbatimi i kalendarit shkollor, ku parashihet zëvendësimi i orëve.

Madje disa prej drejtorëve, deklaruan qartë se në rast se dikush nga mësimdhënësit nuk i mban orët të shtunën, në muajin vijues kanë ndalesa në pagë për orët që nuk i kanë mbajtur.

Por të tjerë, thonë se para se të dalin me qëndrim nëse do ketë zëvendësim në vikend, duhet të kenë takim me drejtorët e shkollave.

Megjithëkëtë, SBAShK-u ka marrë qëndrimet e anëtarësisë, ku mbetën në vendimin që të mos zëvendësohen orët, duke u bazuar në kontratën kolektive.

Në lidhje me çështjen e zëvendësimit të orëve, ditë më parë, MAShTI-t i ka shkuar një propozim nga kryetarët e komunave, për kompenzim gjatë ditëve të javës, por që është refuzuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot Komisionin Evropian njëri ndër institucionet më të larta të…