Spektakël në “Camp Nou” – Interi lëshon fitoren nga duart në fund

12 tetor 2022 | 23:41

Barcelona dhe Interi kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, duke barazuar në fund me rezultat 3-3, rezultat që i jep përparësi italianëve.

Një pjesë e parë më shumë raste nga të dyja anët, sidomos me Barcelonën që nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.

Robert Lewandowski rrezikoi i pari, ndërsa Interi u kundërpërgjigj me Edin Dzekon.

Në minutën e 26-të, Ousmane Dembel rrezikoi, por Andre Onana bëri një pritje të bukur.

Interi rastin më të mirë në këtë pjesë lojë e kishte me Denzel Dumfiries, i cili i vetëm me Ter Stegen gjuajti në duart e tij.

Barcelona shtoi presionin dhe kishte raste me Lewandowskin, Rafinhan dhe Pedrin, por pa sukses.

Në minutën e 40-të erdhi edhe goli. Një pasim i bukur i Sergio Robertos gjeti Dembelen i cili nga afër shënoi për 1-0.

Pas golit Barcelona ka mundur të shënojë edhe njëherë, por gjuajta e tij e bukur shkoi ngjitur me shtyllën.

Por pjesa e dytë nisi shumë mirë për mysafirët që shënuan që në rastin e parë.

Një pasim i gjatë nga Bastoni gjeti Nicolo Barellan që pranoi topin në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-1.

Kur pritej që Barcelona të rikthehej, në skenë doli Lautaro Martinez që shënoi një gol shumë të bukur për 2-1.

Por Barcelona u kthye sërish në lojë me Robert Lewandowskin që shënoi për 2-2, pasi një devijim nga mbrojtja.

Por Interi nuk kishte ardhur për barazim dhe në minutën e 89-të, gjeti golin e epërsisë me Robin Gosens që mori një asistim të bukur nga Martinez për 3-2.

Lewandowski barazoi shifrat në kohën shtesë, me një goditje me kokë për 3-3.

Kristjan Asllani ka mundur të jetë hero i Interit, kur i vetëm me Ter Stregen nuk shënon.

Interi ka shtatë pikë dhe mban vendin e dytë, ndërsa Barcelona ka katër pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me nënkryetarin Lutfi…