Liverpooli shkatërron Rangersin

12 tetor 2022 | 23:42

Liverpooli ka marr një fitore të rëndësishme ndaj Rangers me rezultat 7-1 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, duke bërë një hap të madh drejt kalimit tutje nga faza e grupeve.

Ndeshja nisi shumë keq për Reds që pësuan në fillim të ndeshjes.

Scott Arfield gjeti rrjetën në minutën e 17-të, pas një pasimi të bukur të Ryan Jack.

Por anglezët barazuan në minutën e 24-të, me Roberto Fiminon që shënoi pas një harkimi nga këndi (1-1).

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta kishte rezervuar shumë gola.

Firmino shënoi golin e dytë personal për 2-1 në minutën e 55-të.

Braziliani në minutën e 66-të kaloi në rolin e asistuesit, duke ia servuar një gol Darëin Nunezit që shënoi për 3-1.

Mohamed Salah u fut në lojë në minutën e 68-të dhe dhuroi spektakël duke shënuar tre gola brenda pesë minutash.

Egjiptiani shënoi në minutat 76’, 80’ dhe 81’.

Krejt në fund kishte festë edhe për të riun Harvey Elliott që shënoi për 7-1.

Liverpooli ka nëntë pikë dhe mban vendin e dytë në grup, ku është prapa Napolit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona dhe Interi kanë zhvilluar një ndeshje të madhe, duke…