Ministrisë së Ekonomisë i mbaron buxheti për subvencionimin e pajisjeve efiçiente

13 tetor 2022 | 08:45

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se e ka mbyllur përkohësisht thirrjen Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, pasi që i ka mbaruar buxheti i planifikuar për subvencionimin e këtyre pajisjeve.

Ditë më parë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kishte bërë thirrje për aplikim për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët. Mirëpo sot është njoftuar se përkohësisht është mbyllur aplikimi pas që qeveria nuk mjete financiare.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se buxheti i paraparë për këtë thirrje është shteruar.

Tutje është thënë se deri më tani numri total i aplikuesve është 5992.

Ndërsa thirrja e dytë do të rihapet me mjetet  e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Ekonomisë:

Është mbyllur përkohësisht për aplikim Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët

Thirrja Publike për Subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët, e hapur me datën 06.10.2022 sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi që numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.

Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet  e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim.

Në kuadër të Thirrjes Publike për subvencionim të Efiçiencës së Energjisë për qytetarët ju njoftojmë se numri total i aplikuesve për fazën e parë është:

Numri total i aplikuesve 5992

–  Pompë Termike 1313 aplikues,

–  Inverter 2656 aplikues,

–   Kalda me Biomasë 816 aplikues,

–  Stufa me biomasë 1207 aplikues

Numri i aplikuesve të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës të asistencës social është 275.

Theksojmë se deri më tani numri total i aplikuesve për fazën e dytë është 218.

Ndërsa shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manifesti Rasëll–Ajnshtajn, është një deklaratë e paraqitur për mediat nga…