Habit Kanye West, thumbon ish-bashkëshorten: Bota e pëlqen Kim Kardashian vetëm për të pasmet

13 tetor 2022 | 11:22

“Fushatës” së postimeve “të diskutueshme” të Kanye West kohët e fundit, nuk i ka shpëtuar as Kim Kardashian. Marrëdhënia midis ish-çiftit është mjaft e tensionuar, ku ylli televiziv madje ka hapur portofolin e saj për të paguar sigurinë e shtuar në shkollën private të fëmijëve të saj… e gjitha sepse reperi ka shpërthyer kudo për emrin e shkollës, duke krijuar një rrezik të shtuar të sigurisë.

Por, komenti i fundit i Kanye ndaj Kim lidhet me pamjen e saj fizike. Ai e ka ironizuar nënën e fëmijëve të tij duke u shprehur se bota e pëlqen atë vetëm për të pasmet e saj.

Habit Kanye West, thumbon ish-bashkëshorten: Bota e pëlqen Kim

“Kam pasur shumë probleme me imazhet e “Skims”. Ndjeva se kishte shumë imazhe tepër të seksualizuara dhe gjëra që nuk do të doja ta shihja gruan time, dhe definitivisht jo vajzat e mia, të bënin në të ardhmen për të shitur produkte,”- u shpreh ai edhe më herët.

Gjatë periudhës kur dyshja ishin akoma të martuar, Kim e vlerësoi reperin për rolin e tij në linçimin e markës së saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Borussia Dortmund, Jude Bellingham është një nga mesfushorët…